DYLON

Ilir Deda: Kosova të ndërpresë menjëherë dialogun me Serbinë!

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave, duke shtuar se pa njohjen e pavarësisë nga ana e Serbisë nuk ka kuptim për dialog.
Reagimi i Dedes vjen pas refuzimit të Kosovcës për anëtarësim në UNESCO.

Kështu shkruan Deda në Facebook
Dështimi për anëtarësim në UNESCO është dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë. Njejtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit “të normalizimit të marrëdhënieve”. Kosova menjëherë duhet t’a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog. Dhe, të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=193287

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.