DYLON

Ilda Nuhiu triumfon në “Tallinn Voice” – dy çmime të para dhe fitore në kategorinë “Winners” për Kosovën

Ilda Nuhiu triumfon në “Tallinn Voice” – dy çmime të para dhe fitore në kategorinë “Winners” për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Këngëtarja kosovare Ilda Nuhiu ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke u shpallur fituese e dy çmimeve të para në kategorinë e saj, si dhe fituese e çmimit kryesor në kategorinë “Winners” në festivalin “Tallinn Voice”, i mbajtur në Tallinn të Estonisë.

Në një garë me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, ilda u dallua për interpretimin e saj vokal dhe performancën artistike, duke bindur plotësisht panelin ndërkombëtar të jurisë dhe duke marrë vlerësimin maksimal me pikë. Ky rezultat e renditi atë në vendin e parë brenda kategorisë së saj, si dhe në krye të kategorisë “Winners”, e cila përmbledh fituesit më të spikatur të festivalit.

EkoHigjiena

Ky sukses shënon një moment të veçantë edhe për Kosovën, e cila për herë të parë mori pjesë në këtë festival ndërkombëtar. Përmes interpretimit të saj, Ilda Nuhiu  jo vetëm që u vlerësua me çmime të larta, por gjithashtu përfaqësoi denjësisht vendin e saj në një skenë prestigjioze evropiane, duke ngritur flamurin e Kosovës mes artistëve nga e gjithë bota.

Fitorja e saj konsiderohet një arritje domethënëse për muzikën kosovare dhe një dëshmi e talentit të artistëve të rinj që po afirmohen gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.