DYLON

Ilda Nuhiu ndezi skenën në talent show-in “We Sing” në televizionin ATV

Ilda Nuhiu ndezi skenën në talent show-in “We Sing” në televizionin ATV
Avatar photo Redaksia

Mes shumë talentesh të fuqishme, Ilda arriti të rrëmbejë çmimin kryesor – vendin e parë – me interpretimin brilant të këngës “Adagio” nga e madhja Lara Fabian. Me vokalin e saj kristal të pastër, të fuqishëm dhe emocional, ajo la publikun dhe jurinë të mahnitur.

Juria profesionale, e përbërë nga artistë me përvojë të gjatë në skenat muzikore si Sabi Fejzullahu, Adelina Thaçi, Alma Bektashi dhe Dren Abazi, e vlerësuan Ildën duke i thënë se “na le pa fjalë me interpretimin tënd”. Gara këtë vit solli një konkurrencë të jashtëzakonshme talentësh nga mbarë trojet shqiptare.

EkoHigjiena

Autori dhe drejtuesi artistik i “We Sing”, kompozitori i njohur Rinor Ukimeri, u përkujdes që show-i të ishte një ngjarje e veçantë muzikore, duke i dhënë hapësirë talenteve të rinj të shkëlqejnë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.