DYLON

Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës është pushimi!

Avatar photo Redaksia

Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë trupore është pushimi, këshillon revista gjermane për shëndetësi Naturartz. Meqë marrja e medikamenteve për uljen e temperaturës subjektivisht mund ta përmirësojë situatën, pacientët shpesh ndihen më mirë, prandaj ngrihen nga shtrati dhe vazhdojnë me aktivitetet e përditshme, dhe nuk pushojnë sa duhet, transmeton Koha.net. Temperatura e lartë është e rëndësishme në luftën kundër infeksionit.

Që trupi të marrë sa më shumë vitamina dhe produkte bimore sekondare – kimikate mbrojtëse të prodhuara nga bimët, që kanë veti shëruese për njerëzit, rekomandohen shumë fruta dhe perime. Dy bimët çudibërëse për pengimin e viruseve dhe të baktereve dhe për forcimin e sistemit imunitar janë rrika dhe qepa.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.