DYLON

Ilaçe shtëpiake për thembra të çara

Avatar photo Redaksia

Thembrat e çara janë dukuri e shëmtuar dhe shkaktojnë dhimbje. Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për t’i fshehur thembrat e çara.

Por, pavarësisht se në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, shumë pak nga to e kryejnë funksionin e vet.

EkoHigjiena

Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Lëngu i limonit

Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe shëndetshme në vendin e thembrave të çara.

Prijeni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti

Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara the thara,

Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni. Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët me lehtësi.

Bananet

Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe çara.

Një banane të pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar.

Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.