DYLON

Iku I fundit idealist!

Iku I fundit idealist!
Avatar photo Redaksia

Dje , më 03/04/2017 në Francë , në qytetin Annemasse ,pas një sëmundje të rëndë vdiq në moshën 57 vjeçare idealisti i fundit i çështjes së Kosovës Ilir Mustafa.

Shkruan: Besim GUDA

I brumosur me ide atdhedashurie, dashurinë ndaj lirisë e shndërroi në mit, dëshirën për të jetuar i lirë nuk e frenoi kurrë.Dhembja për të është edhe më madhe ngase grahmat e fundit të frymës së tij I dha jashtë vendit të vet-atje ku guri nuk peshon sa në Kosovë.

EkoHigjiena

I mërguar, por me zemër e shpirt në Kosovë, vinte gjithnjë për t’u mbushur me ajrin e këtij vendi. Edhe tymi i duhanit të cilin e pinte me pasion i dukej më i mirë këtu.

I shërbeu qetë, pa u ndjerë fare, çështjes së madhe të vendit të vet. Ecte pas tjerëve, pak i ndrojtur por kishte miq dhe shokë atje në Francë, ku mundi të takonte me disa edhe presidentin Ibrahim Rugova, hije e të cilit u bë sa herë që ai vizitonte Francën.

Me fizikusin e një mashkulli të bukur, të një sjellje shumë suptile, të jepte përshtypjen e një evropiani cili ka agjendë të ngarkuar jetësore, të kënaqësive të kësaj bote, por në thelb ishte krejt e kundërta. Ishte si shkëmbi që nuk lëkundej nga bindjet e tija, bindje që nuk kishin asnjë lidhje me materialen, dashuri pa asnjë kusht, pasion për të ndihmuar vendin e vet, përkushtim sublim ne çështjet e Kosovës.

Kishte vështirësi në jetë, sfida shpesh shumë të vështira, por mendja dhe zemra e tij punonte për Kosovën.

Ndoshta kish harruar të paguante rrymën, ujin, të blinte bukën për mëngjes, të kishte miellin në magje, por një nuk e harronte kurrë, si t’ia bënte që Kosova të ecte, si të kishte mundësi që miqtë e tij francezë dhe evropian të kuptonin çështjen e Kosovës, si të takonte deputetë dhe ministra shtetesh të ndryshme dhe t’u bënte me dije për vuajtjen e popullit të tij, ishte shndërruar në një avokat i pakompromis i çështjes së drejtë të Kosovës, këto, jo assesi nuk I harronte.

Për Kosovën dha gjithçka qe kishte, nga ajo nuk mori asgjë, por ishte në natyrën e tij të mos kërkonte asgjë.

Çuditesha, i gëzohej edhe një të arriture të parëndësishme të vendit të vet, thoshte se kënga e bilbilit është më e mira këtu, era e luleve të dalldise këtu.

Fliste bukur dhe me shumë emocionin për njerëzit e vendit të vet, nuk thoshte edhe asnjë fjalë të keqe për asnjë, gjente anën më të mirë të secilit, admironte ushtrinë e Kosovës-FSK, çmallej me uniformen blu të policisë së Kosovës, madhëronte të arriturat e universitetit të Prishtinës.

Asgjë dhe askush nuk e ndalte në këtë dashuri të pafund, të harlisur që kishte pushtuar mendjen dhe zemrën e tij.

Nganjëherë mallëngjehej shumë, lotët nuk e dëgjonin.

Nuk dëshironte të ikte nga kjo botë, kishte shume iluzione dhe shume plane.

Me vdekjen e presidentit Rugova një pjesë e zemrës së tij ishte thyer përfundimisht, qante për të, mallëngjehej pafundësisht.

Dhe për ironi fati, vdekja e mori në moshë shumë të re, ashtu sikur presidentin Rugova, nga e njëjta dergjë.
Zoti të bekoftë Ilir Mustafa!

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.