DYLON

IKSHPK: Vetëm gjatë javës së fundit regjistrohen 8 raste të reja me fruth

IKSHPK: Vetëm gjatë javës së fundit regjistrohen 8 raste të reja me fruth
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

Sipas të dhënave të IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 27 shtator 2026 janë konfirmuar 180 raste me fruth, prej të cilave 8 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, gjë që dëshmon qartë rolin e këtij procesi në parandalimin e sëmundjes.

EkoHigjiena

Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre.

IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.