DYLON

IKSHPK shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar

IKSHPK shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)  shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, që sivjet mbahet në nivel global me temën “Pandemitë: A ndryshojnë ato mënyrën si e adresojmë moshën dhe moshimin?”

Me rastin e kësaj dite që shënohet tradicionalisht nga IKSHPK, sot u realizua vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Ministri i Shëndetësisë z.

Armend Zemaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica.

EkoHigjiena

Me këtë rast, nga ana e profesionistëve të IKSHPK u mbajt një sesion këshillimor, si dhe u shpërndanë materiale këshilluese për të moshuarit.

Duke pasur parasysh sfidat në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19, të moshuarit në vazhdimësi kanë vëmendjen e veçantë të IKSHPK dhe të institucioneve përgjegjëse qeveritare. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.