DYLON

IKSHPK: Qytetarët të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA

IKSHPK: Qytetarët të ndjekin rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për moskonsumimin e serisë së identifikuar të qumështit VITA
Redaksia

Bazuar në njoftimin dhe rekomandimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ua rikujtojmë qytetarëve se seria e identifikuar e qumështit VITA UHT 3.2% yndyrë është tërhequr nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e aflatoksinës M1 mbi nivelin maksimal të lejuar.

Produkti për të cilin vlen paralajmërimi i AUV-it:

EkoHigjiena

• Produkti: VITA – Qumësht UHT 3.2% yndyrë

• Prodhuesi: ABRAZEN SH.P.K. (Qumështorja VITA)

• Paketimi: 1 litër

• Data e prodhimit: 18.07.2026

• Afati i përdorimit: 18.01.2027

Sipas rezultateve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, analizat laboratorike të kryera në Austri kanë konstatuar përqendrim të aflatoksinës M1 prej 0.065 µg/kg, ndërsa niveli maksimal i lejuar është 0.050 µg/kg.

Aflatoksina M1 është substancë toksike dhe ekspozimi i vazhdueshëm e afatgjatë ndaj saj mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për shkak të efekteve të mundshme në mëlçi.

IKSHPK mbetet e përkushtuar në komunikimin me qytetarët dhe mbrojtjen e shëndetit publik, thuhet ne njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.