IKSHPK: Në Kosovë janë raportuar gjithsej 40 raste të konfirmuara me fruth
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 22 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 40 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit janë raportuar 4 raste të reja.
Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt me njëmbëdhjetë (11) raste; Prishtina me nëntë (9) raste; Kaçaniku me gjashtë (6) raste; Fushë-Kosova me tre (3) raste; Lipjani, Vushtrria, Shtime dhe Obiliqi me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas dhe Deçan.
IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.
Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik, thuhet në njoftim e IKSHPK-së. /2LONLINE/
