DYLON

IKShPK me disa këshilla për t’u mbrojtur nga nxehtësia

IKShPK me disa këshilla për t’u mbrojtur nga nxehtësia
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje qytetarëve që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin dhe të ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga vapa.

Sipas rekomandimeve të IKShPK-së, temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndetin e qytetarëve, ndaj këshillohet që të respektohen disa masa të thjeshta, por të rëndësishme.

EkoHigjiena

Një ndër këshillat kryesore është pirja e shpeshtë e ujit, ndërsa rekomandohet shmangia e pijeve me sheqer dhe alkoolit. Qytetarët këshillohen gjithashtu të qëndrojnë në hije dhe të kufizojnë daljet apo qëndrimin e gjatë në diell, veçanërisht gjatë periudhës 11:00–17:00, kur rrezet e diellit janë më të forta, transmeton 2LONLINE.

Për mbrojtje më të mirë nga nxehtësia, IKShPK rekomandon veshjen e rrobave të lehta, ndërsa pambuku dhe veshjet e gjera ndihmojnë trupin të freskohet. Kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet edhe personave të moshuar, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Një tjetër këshillë e rëndësishme lidhet me fëmijët në automjete. IKShPK paralajmëron që fëmijët të mos lihen as për pak minuta vetëm në makinë, pasi temperatura brenda automjetit mund të rritet shpejt dhe të bëhet e rrezikshme.

Instituti këshillon qytetarët që të hidratohet rregullisht, të përdorin krem mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, si dhe të mbrojnë sytë dhe kokën gjatë qëndrimit jashtë, transmeton 2LONLINE.

Po ashtu, duhet t’i kushtohet vëmendje simptomave që mund të shfaqen si pasojë e nxehtësisë, përfshirë lodhjen, marramendjen dhe dhimbjen e kokës. Në rast nevoje, qytetarët duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mesazhi i IKShPK-së është i qartë: kujdesi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve është mënyra më e mirë për t’i përballuar temperaturat e larta dhe për të shmangur pasojat e tyre në shëndet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.