DYLON

IKSHPK: Mbrohuni nga kafshimet e gjarpërinjve!

IKSHPK: Mbrohuni nga kafshimet e gjarpërinjve!
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.

MBROHUNI NGA KAFSHIMET E GJARPËRINJVE!
Qëndroni të sigurtë gjatë kohës sa shijoni natyrën!

EkoHigjiena

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

  • Në vende të thata dhe shkëmbore
  • Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
  • Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore
    KUR JANË AKTIVË?
  • Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
  • Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
  • Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nëse shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpëri sulmon njeriun!
    SI TË MBROHEMI:
    ✅ VISHUNI SI DUHET
  • Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
  • Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin
    ✅ ECNI ME KUJDES
  • Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
  • Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen
    ✅ NË MBRËMJE
  • Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë
    KUJDES:
    ❌ Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
    ❌ Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
    ❌ Mos ecni zbathur në natyrë
    NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
  1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
  2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
  3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore
    KUJDES:
    ❌ Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
    ❌ Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
    ❌ Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit
    ? Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim!
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.