DYLON

IKShPK mban takim koordinues me ekipet e vaksinimit dhe QRShP-të

IKShPK mban takim koordinues me ekipet e vaksinimit dhe QRShP-të
Avatar photo Redaksia

Bazuar në situatën aktuale epidemiologjike me fruth në vend dhe rrezikun e shtuar për përhapje të mëtejshme të sëmundjes, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) mbajti takim koordinues me ekipet e vaksinimit nga të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), si dhe me epidemiologët e Qendrave Rajonale të Shëndetësisë Publike.

Takimi u organizua me mbështetjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe parandalimin e përhapjes së fruthit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u prezantua situata aktuale epidemiologjike me fruth në vend, si dhe ecuria e vaksinimit me vaksinën MMR gjatë këtij viti. Po ashtu, u diskutuan rekomandimet dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, si dhe për kontaktimin aktiv të prindërve me qëllim sjelljen e fëmijëve për vaksinim.

IKShPK rikujton se vaksina MMR është mënyra më efektive dhe më e sigurt për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit nga fruthi, një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore.

IKShPK bën thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë ata me kohë, në përputhje me kalendarin e rregullt të imunizimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.