DYLON

IKShPK ka mbajtur punëtorinë e fundvitit me epidemiologë dhe ekipet e vaksinimit

IKShPK ka mbajtur punëtorinë e fundvitit me epidemiologë dhe ekipet e vaksinimit
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kuadër të monitorimit, vlerësimit dhe planifikimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit, ka mbajtur punëtorinë e fundvitit me epidemiologët e Qendrave Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe ekipet e vaksinimit në QKMF-të e vendit.

Qëllimi i takimit ishte analiza e mbulueshmërisë së imunizimit gjatë vitit 2025 dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2026, me fokus në:

EkoHigjiena

• mbulueshmërinë e vaksinimit sipas komunave dhe vaksinave;

• sfidat organizative, logjistike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional;

• hapat e mëtejmë dhe rekomandimet për rritjen e mbulueshmërisë;

• planifikimin e fëmijëve target për vitin 2026;

• planifikimin e nevojave për vaksina dhe materiale shoqëruese për vitin 2026.

Gjatë punëtorisë u mbajtën prezantime nga Dr. Fetije Fetaj, Florije Batusha dhe Kadrionë Azizi nga Divizioni i Programit të Zgjeruar të Imunizimit,(IKSHPK); si dhe nga Dafina Muçaj dhe Bekë Veliu (UNICEF)

IKShPK mbetet e përkushtuar në forcimin e programeve të imunizimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik në nivel kombëtar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.