DYLON

IKSHPK ka marrë mostrat për testim, ekipit mjeksor të Vitisë që gjenden në izolim që një javë

IKSHPK ka marrë mostrat për testim, ekipit mjeksor të Vitisë që gjenden në izolim që një javë
Avatar photo Redaksia

Një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sot kanë marrë mostrat e stafit mjeksor të Vitisë, të cilët për 7 ditë me radhë janë vetizoluar, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koona virus nga komuna e Vitisë.

Siç bëri të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do tu bëhen testet përbëhet nga 20 persona, përfshirë edhe tre të tjerë krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti.

Ndonëse analizat e mostrave të marra sot në Viti do të dalin më vonë, ende nuk është e qartë se edhe nëse rezultojnë me negativ, nuk dihet a do të qëndrojn në izolim edhe më tej. Ndërkohë gjendja shëndetsore e tyre është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomeve që mund të jetë prekur me Cov19.

EkoHigjiena