IKShPK: Antibiotikët nuk janë gjithmonë zgjidhja!
Në kuadër të Javës botërore të ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) rikujton rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të antibiotikëve.
“Mos përdorni antibiotikë për ftohje, grip apo dhimbje fyti me origjinë virale, mos i ndani antibiotikët me të tjerët, mos i ruani antibiotikët e mbetur për përdorim të mëvonshëm”, thuhet në njoftimi ne IKShPK-së.
IKShPK, kërkon që të përdoren antibiotikët vetëm sipas këshillës së profesionistëve shëndetësorë!
“Përdorimi i përgjegjshëm i antibiotikëve sot, mbron shëndetin e të gjithëve nesër”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
