ECDC (European Center for Disease Control) në kuadër të programit MediPIET (Mediterian Program for Intervention Epidemiology Training), në shtator të 2015 bën vlerësimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u bërë Qendër Trajnuese për programin MediPIET.
Pas shqyrtimit të të gjeturave dhe përfundimit se IKShPK plotëson të gjitha kriteret e parashtruara, Prof Karl Ekdahl udhëheqës i Bordit Këshilldhënës Shkencor (SAB) të MediPIET – Certifikon Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike- Qendër Trajnuese për programin MediPIET.
Programi MediPIET financohet nga Komisioni Evropian, kurse mbikëqyrja shkencore e implementimit të aktiviteteve bëhet nga ECDC.
Qëllimi i programit MediPIET është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve në parandalimin dhe kontrollin e kërcënimeve natyrore apo të provokuara nga njeriu e orientuar nga sëmundjet ngjitëse duke zbatuar Programin afatgjatë të Epidemiologjisë së terrenit. Krahas kësaj, qëllim tjetër është krijimi i rrjetit të epidemiologëve të terrenit për të ngritur platformën e përbashkët në luftë kundër kërcënimeve të shëndetit.
Shtetet anëtare janë të gjitha shtetet e Mediteranit, shtetet e Detit të Zi, kurse përkrahës shkencore Franca, Spanja dhe Greqia, kurse Izraeli dhe Turqia janë shtete vëzhguese.
Kosova përmes IKShPK-së është aktivisht e përfshirë që në momentin e lansimit të idesë për hartimin e programit MediPIET. Kosova deri më tani është përfshirë në implementimin e 5 moduleve të kohortit të parë me: facilitator, mbikqyrës dhe së paku 3 pjesëmarrës për secilin modul. Kohorti i dytë ka filluar në tetor 2015 ku Kosova është e përfshirë me: facilitator, mbikqyrës (2) dhe 2 pjesëmarrës obligativ për secilin modul.
IKShPK – ja është pjesë e dy organizmave udhëheqëse TCF(Training Center Forum) dhe PCC (Project Coordinator Committe) – MedPIET dhe udhëheq Forumin Punues: Monitorimi dhe evaluimi / Kriteret e përzgjedhjes)