DYLON

IKD: KPK të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

IKD: KPK të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të tij, të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Shpallja e këtij konkursi dhe zhvillimi i një procesi meritor do të ishte një sinjal adekuat i shenjave pozitive të reformës në KPK.

Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022. Kështu, tani po bëhen katër (4) vjet që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në KPK. Fatkeqësisht, që nga ajo kohë, KPK nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit.

EkoHigjiena

Mosveprimi i KPK për vite me radhë kishte shpërfaqur mënyrën korporatiste të veprimit brenda KPK. Tanimë kur KPK është funksionalizuar sipas reformës së re, ndër veprimet e para të saj duhet të jetë shpallja e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit dhe zhvillimi i një procesi transparent dhe meritor, ashtu që emri i Kryeprokurorit të Shtetit të mos dalë nga një proces i kontestuar. Kjo kërkesë është dhënë edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Për këtë arsye, IKD i bën thirrje KPK që sa më parë që është e mundur të shpallë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit duke përmbushur këtë pozitë e cila ka mbetur vakante për afër 4 vjet.

Në të kundërtën, vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellonte më tej zbrazëtinë institucionale në krye të Prokurorit të Shtetit dhe do të dëmtonte besimin publik në funksionimin e pavarur dhe efektiv të vetë KPK. Prandaj, KPK duhet të veprojë pa vonesë për të nisur dhe zhvilluar një proces të rregullt, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.