DYLON

IJF-ja e nominon Driton Kukën për çmimin e madh të IOC-së

IJF-ja e nominon Driton Kukën për çmimin e madh të IOC-së
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka ka marrë mirënjohje të rëndësishme për punën shumë të suksesshme me ekipin e Kosovës në xhudo.

Ai do të nominohet për një çmim të madh që e ndan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për trajnerë të dalluar. Bëhet fjalë për “Çmimin e IOC-së për Arritje Jetësore të Trajnerëve”.

Kukën për çmimin e madh të IOC-së do ta nominojë Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), përkatësisht presidenti i saj, Marius Vizer.

EkoHigjiena

Pavarësisht nëse do të fitojë çmimin e madh apo jo, nominimi i Kukës nga IJF-ja dhe nga presidenti Vizer shihet si dëshmi për vlerësimin e madh që trajnerit kosovar i bëhet në botën e xhudos.

“Çmimi i IOC-së për Arritje Jetësore të Trajnerëve” ndahet vetëm për herë të tretë. Deri më tash nuk e ka fituar ndonjë trajner i xhudos.

IJF-ja nuk ka bërë ndonjë nominim deri më tani dhe Kuka është i nominuari i parë i Federatës që po e rrit gjithnjë e më shumë profilin në skenën e madhe të sportit.

Xhudoja tashmë është prej lidereve në sportet individuale, kurse ka respekt të madh edhe në IOC.

Presidenti i IJF-së, Vizer, është prej personaliteteve më të respektuara në botën e sportit dhe besohet se do të shtyjë para nominimin e bërë për Kukën. Pak prej iniciativave të Vizerit nuk kalojnë në forumet e ndryshme sportive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.