DYLON

Iftar i organizuar nga KBI në Gjilan për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve

Iftar i organizuar nga KBI në Gjilan për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Sonte, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një iftar të veçantë për veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e tyre të çmuar në periudhat më të vështira të vendit tonë.

Me këtë rast, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku shprehu falënderimet dhe vlerësimin e thellë për gjithë kontributin dhe sakrificën e tyre. Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit si muaj solidariteti, reflektimi dhe bashkimi, duke nënvizuar se respekti dhe kujdesi ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në shoqërinë tonë.

EkoHigjiena

Në emër të veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, një fjalë rasti mbajti komandanti Ahmet Isufi, i cili falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan për organizimin e këtij iftari dhe për vëmendjen e vazhdueshme ndaj kategorive të dala nga lufta.

Ky organizim u zhvillua restorant Elton në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë ndërmjet institucioneve fetare dhe kontributdhënësve për lirinë dhe dinjitetin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.