DYLON

IFFHS, Gianni De Biasit tekniku i 6-të në Botë në rang kombëtaresh për 2015

Avatar photo Redaksia

Trajneri i përfaqësues shqiptare Gianni De Biasi është përzgjedhur nga IFFHS, Insituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll si tekniku i 6-të në Botë në rang kombëtaresh që ka regjistruar rezultatet më të mira gjatë vitit 2015. Një vlerësim i merituar për De Biasin trajnerin 59-vjeçar, që me Shqipërinë realizoi ëndrrën duke ndihmuar kombëtaren kuqezi të kualifikohej për herë të parë në një event madhor sic është Europiani “Francë 2016″. Falë vendit të dytë që arriti me Shqipërinë në Grupin I eliminator duke lënë pas përfaqësuese të tilla si Danimarka, Serbia dhe Armenia, De Biasi ka grumbulluar 23 pikë në klasfikimin e vitit 2015-të të publikuar nga IFFHS.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.