DYLON

Idrizi takon të rinjtë e Zhegrës

Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputetë nga radhët e AAK-së në Gjilan Nijazi Idrizi, është takuar me një grup të rinjësh të Zhegrës, të cilët e kishin ftuar këtë takim për ti shprehur përkrahjen e fuqishme këtij të fundit. Ndërkaq Nijazi Idrizi, para të rinjve bashkëvendas të tij foli për programin qeverisës të Aleancës, por më shumë u fokusua në investimet në Anamoravë, që kanë munguar deri më tani dhe që do të fillojnë me ardhjen e Aleancës në qeverisje.

“Anamorava është vend që meriton të ketë investime më të mëdha, që meriton të ketë më shumë hapësirë në vendim-marrje dhe c’është më e rëndësishmja meriton ti përcaktojë vet nevojat e saj e jo ti përcaktojnë të tjetrët”, ka thënë Idrizi.

EkoHigjiena

Ai ka premtuar se sic e ka ngirutr zërin deri më tani në Kuvend të njejtën do ta bëjë edhe në të ardhmen vecse me intensitet më të madh, sepse duhet ditur dhe cmuar vlerat e një vendi sic është Anamorava.

Të rinjtë e Zhegrës të cilët me kënaqësi dëgjonin njeriun e tyre tek fliste për të gjitha këto prioritete, ndërsa haptazi shprehën përkrahjen e tyre duke thënë se do të mobilizohen më shumë se kurrë për ti dhënë Nijazi Idrizit vendin e duhur.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i të rinjve në Gjilan Labinot Hyseni i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së tij, si shenjë përkrahje ndaj kandidaturës së Nijazi Idrizit dhe kandidatëve të tjerë nga Gjilani.

/ e sponsorizuar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.