DYLON

Idriz Seferi e Ramiz Cërnica të rivarrosen në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

Idriz Seferi e Ramiz Cërnica të rivarrosen në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nga Ismet Sylejmani

/Fjala e tij para të pranishmëve në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan ku u bënë homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 27-vjetorit të rivarrimit të tyre, më 17 shtator 1999/

EkoHigjiena

Sot, 27 vjet më parë, më 17 Shtator 1999, qyteti i Gjilanit, fshatrat e Komunës dhe e tërë Zona Operative e Karadakut ishin në nderim të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së!

Ky vend i shenjtë dhe i veçantë, këtu ku pushojnë të rënët e luftës për lirinë e Kosovës nga Serbia pushtuese, dikur ishte vendi i quajtur Popovicë!

Por, me përkrahjen edhe të Komandantit të Zonës e të strukturave të tjera të pushtetit të dalë nga lufta, si dhe me vendim të Komandantit të US ARMY, LTC SCURLOCK, ky ishte lokacioni që u caktua për Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. E them me bindje se është njëri nga vendet më të mira, ose më i miri, ku pushojnë Dëshmorët e Kombit!

Më 17 Shtator 1999, kur është bërë rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, atë ditë në Gjilan gjithçka ishte vënë në nderim të ceremonisë madhështore të përcjelljes së fundit për në Kodrën e Dëshmorëve, të nderit të Atdheut!

Udhëheqja e Komunës duhet ta mendojë që kjo ditë të vazhdojë të jetë ditë e shënuar në kalendarin e Komunës së Gjilanit!

Atëherë, në nderim të ceremonisë së rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, mësimi nuk është zhvilluar në asnjë nivel. Në sektorin shtetëror kanë punuar vetëm spitali dhe furra e bukës!

Me pjesëmarrjen e tërë Gjilanit, të tërë Komunës, të ardhurve nga Zona e Karadakut, por edhe nga e gjithë Kosova dhe nga pjesë të ndryshme të trevave shqiptare, u zhvillua një ceremoni e paparë nderimi e respekti!

Propozoj që, në të ardhmen, në Kompleksin e Varrezave, këtu në Kodrën e Dëshmorëve, t’i sjellim eshtrat e Idriz Seferit, të Ramiz Cërnicës dhe të figurave e personaliteteve të tjera madhore të Kombit!

Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Ismet Sylejmani,

Gjilan, 17 Shtator 2026!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.