DYLON

Idriz Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e AAK-së

Idriz Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e AAK-së
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Idriz Idrizi.

Ja postimi i plotë i Nazim Gagicës:

EkoHigjiena

Nga Gryka e Karadakut – simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare – prezantojmë sot me nder dhe respekt Idriz Idrizin, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i Pashtrikut, i burgosur politik dhe vëlla i dëshmorit.

Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në Kuvend, ai do të jetë një zë i fuqishëm e i drejtë, për interesin e qytetarëve, për zhvillimin e komunës dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.