Nëse vazhdohet me vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës, ka mundësi që pas zgjedhjeve të ketë më tepër ulëse për serbët në Kuvend, që do të vështirësohej vendimmarrja në këtë institucion.
Përderisa me Pakon e Ahtisarit, pakicat kanë pasur 20 vende të rezervuara në Kuvend që i bjen 10 për minoritetin serb edhe 10 për minoritetet e tjera, vendet e garantuara kanë tjetër kuptim.
Driton Selamanaj nga Instituti për Demokratik të Kosovës sqaron se me vendet e garantuara p.sh.minoriteti serb duhet të hyjë në garë dhe brenda këtyre 10 vendeve ai duhet të merr përqindje për t”i marrë ato vota, po supozojmë nëse i merr gjashtë vende atëherë edhe katër duhet t”i falen.
”Nëse i merr p.sh dy vende me vota, atëherë edhe tetë duhet ti falen, që i bjen që 10 duhet t”i ketë patjetër të garantuara brenda Kuvendit të Kosovës dhe jo siç kanë qenë të rezervuara 10, plus të tjerët por i bjen 10 duhet t”i ketë gjithsesi, por për ato ai duhet të hyjë në garë dhe duhet t”i marr votat” tha Selmanaj, transmeton RTK.
Selmanaj e sheh si rrezik nëse institucionet e Kosovës, ua mundësojnë pakicave zgjatjen e vendeve të rezervuara edhe për dy mandate, pasi vazhdojnë të jenë të fuqizuar në mënyrë jo demokratike.
Sipas Kushtetutës së Kosovës nga ky mandat vendet e rezervuara duhet të kthehen në vende të garantuara. Prandaj sipas Selmanajt në këtë rast nuk do të ishte mirë që Kushtetuta e Ksovës të amnadamentohej por të respektohet ajo që është në Kushtetutë.