(2LONLINE) – Parimisht secili shtet në botë e ka valutën e saj nacionale, mirëpo përjashtimisht ka disa shtete të cilat përdorin si valutë nacionale valutën e një vendi tjetër e në këtë grup përfshihet edhe Kosova që përdorë një valutë të një vendi tjetër (BE-së) dhe fare nuk ka valutë nacionale.
Kosova ka përvojë në aspektin e përdorimit të një valute tjetër, mirëpo kjo është vetëm një lëshim që ne si shoqëri e kemi bërë gjithmonë në raport me zhvillimin e vendit tonë duke filluar nga koha kur ne ishim pjesë konstituive e ish- Federatës Jugosllave duke e përdorur dinarin, më pas kemi përdorur valutën gjermane dhe tani e përdorim valutën e BE-së euron.
Përdorimi i këtyre valutave në Kosovës ka kaluar në etapa të ndryshme mirëpo pjesa më e rëndësishme është ajo se pas përfundimit të luftës në vitin 1999, ku ne si shoqëri e kemi përdorur valutën gjermane në Kosovë si valutë vendore sepse ka qenë rregullorja e UNMIK-ut nr.1999/4, për përdorimin e valutës së lejuar në Kosovë, përmes të cilës rregullore është ndaluar përdorimi i dinarit si valutë zyrtare dhe njëherit përmes kësaj rregullore është lënë hapësire se UNMIK-u duhet që të nxjerrë një urdhërese administrative që ta rregulloj këtë çështje. Më 19 shtator 1999 ka hy në fuqi urdhëresa administrative 1999/2 (shih nenin 1 të kësaj urdhërese administrative) që e ka specifikuar në mënyrë decidive se valutë zyrtare në Kosovë për buxhetet, regjistrimet financiare dhe llogaritë e organeve, të agjencive ose të institucioneve publike dhe të UNMIK-ut mbahen në marka gjermane (DM) dhe më pas më 21 dhjetor 2001 lejohet që të përdoret edhe euroja si valutë zyrtare në Kosovë nga viti 2002.
Valuta euro është produktive në aspektin e përdorimit të saj nga ana e instutcioneve tona, sepse vetë asiparata e jonë që në një të ardhme të afërt të jemi pjesë e BE-së nënkupton se kjo është një para e jona në të ardhmen, mirëpo nëpër këtë fazë të zhvillimi tonë si shoqëri kemi nevojë maksimale që të kemi valutën tonë nacionale si shtet sepse sistemi fiskal dhe financiar në shtet është më stabil dhe progresiv.
Për të pasur një valutë të tillë duhet rregulluar në aspektin juridik një çështje të tillë dhe këtë e mundëson edhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku nuk e specifikon decidivisht se cila valutë është zyrtare-nacionale por në kuptimin e përgjithshëm nënkupton se vetëm një valutë është e përdorshme dhe e vlefshme si mjet pagese për t`ia lënë mundësinë që një çështje e tillë të rregullohet me ligj dhe akte të tjera nënligjore (shih nenin 11, të Kushtetutës së Kosovës).
Reforma në aspektin juridik për të pasur një valutë vendore nuk është e vështirë pasiqë këtë mund ta rregullojmë në aspektin ligjor, por kësaj duhet qasur nga këndi strategjik institucional që të shprehet vullneti i institucioneve tona për të pasur një mekanizëm të tillë financiar në aspektin ekonomik të vendit. Ideja për të pasur Kosova një valutë vendore nuk është e rrezikshme për euron, sepse ne mund ti përdorim që të dyja si valuta zyrtare në Kosovë dhe kjo nuk paraqet kurrfarë pengese ligjore në aspektin e zhvillimit të institucioneve tona në kuptimin fiskal dhe financiar. Atëherë kur Republika e Kosovës të integrohet apo të jetë pjesë e BE-së nënkupton se euron duhet ta përdorë patjetër si valutë të saj të përdorshme në vend pasiqë Kosova është pjesë e BE-së dhe së dyti fare nuk paraqet pengesa që të përdoret edhe valuta nacionale e vendit sepse këtë nuk e ndalon legjislacioni i BE.
Valuta nacionale për secilin shtet është përparësi sepse me këtë shtetet tregojnë identitetin e tyre financiar dhe njëherit në aspektin e funksionimit të institucioneve shtetërore kompletohet shteti dhe ne me mungesën e këtij mekanizmi financiar njëherit jemi të mangët në kuptimin e kompletimit të institucioneve shtetërore.
Arsyetim tjetër pse Republika e Kosovës duhet ta ketë valutën e saj nacionale është se asnjë valutë tjetër e asnjë vendi nuk është e sigurtë në aspektin e jetëgjatësisë së saj dhe kjo në të ardhmen mund të paraqet problem serioz për institucionet tona dhe për sistemin fiskal dhe juridik të vendit. Para 6-12 muaj Gjermania paralajmëroj se mund ta kthejë në përdorim markën gjermane për shkak të krizës nëpër të cilën ka kaluar apo mund të kalojë euro, e kjo në aspektin e juridik nënkupton se Gjermania dhe shumë shtete tjera e kanë bartur sovranitetin fiskal dhe financiar në Bruksel – BE gjë që ështu shumë parimore dhe bashkëkohore sepse tani nuk ka sovranitet apsolut në kuptimin klasik tek shtetet moderne, mirëpo shteti gjerman intervenoi në planin strategjik fiskal dhe i paralajmëroj se mund ta kthejë në përdorim markën gjerman si valutë nacionale sepse e kemi identitetin gjerman në aspektin valutor, nëse shtetet e BE-së nuk tregojnë unitet për ta eleminuar krizen e euros në mënyrë grupore.
Ne si shtet dhe shoqëri në këtë drejtim duhet punuar që të kemi valutë nacionale për vendin tonë sepse: kemi më shumë stabilitet fiskal dhe financiar, progres valutor, siguri në kuptimin e funksionimit të institucioneve financiare-shtetërore dhe identitet valutor elemente të cilat janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e demokracive moderne.
/Burim Haliti/
(Master i shkencave juridiko-financiare)