DYLON

Identifikohet vozitësi i cili lëvizte me veturë në drejtim të kundërt të rrugës

Identifikohet vozitësi i cili lëvizte me veturë në drejtim të kundërt të rrugës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka pranuar video-inçizim dërguar nga mediat lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet Vetura Golf 4 me targa 05, duke lëvizur në kahje të kundërt duke rrezikuar veturat tjera.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit dhe me pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.

EkoHigjiena

“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë”,  ka thënë zëdhënësi Hashani /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.