DYLON

Identifikohet dhe gjobitet vozitësi i cili bën tejkalim në vijë të plotë

Identifikohet dhe gjobitet vozitësi i cili bën tejkalim në vijë të plotë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka pranuar informata, dërguar përmes rrugëve operative, lidhur me kundërvajtjen e shkaktuar në trafik ku shihet vetura duke bërë tejkalim në vijë të plotë ku ka rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se menjëherë kanë pasuar veprimet policore dhe  kanë rezultuar me identifikimin dhe  rrjedhimisht shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor me 150 euro gjobë dhe konfiskim të patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj.

EkoHigjiena

“Falënderojmë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin me Policinë dhe kontributin e tyre për të mundësuar një qarkullim pa pengesa në trafik dhe siguri më të madhe rrugore për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.