Pas homazheve në sallën 1 tetori, kortezhi me trupat e të rënëve të Kumanovë është nisur për në varrezat e dëshmorëve në Velani. Ndërkohë, është mbajtur edhe një akademi komemorative për tetë të rënët në Kumanovë, ku u tha se dhimbja do të mundet me punë.
Në emër të organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, foli Xhavit Jashari, i cili tha se dëshmorë e Kumanovës ranë për idealin e shtrenjtë, liri.
Kurse, Hysni Shaqiri nga Kumanova tha se ideali për t’i bashkuar trojet etnike i solli këta heronjët në Kumanovë, transmeton Bota Sot.
Për më tepër dhe foto t] tjera shko në: