DYLON

ICITAP vazhdon të mbështesë MPB-në

ICITAP vazhdon të mbështesë MPB-në
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të brendshme, Bejtush Gashi, ka pranuar nëntëdhjetë kopje të Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin e Veprimit 2018-2023, shtypjen e të cilave e ka financuar Departamenti i Drejtësisë/ICITAP, pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Dorëzimin e këtyre kopjeve e bëri znj. Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit të ICITAP-it.

Me këtë rast, ministri Gashi i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Terrorizmit, falënderoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në hartimin e Strategjisë Kundër Terrorizmit si dhe përkrahjen vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit.
Departamenti i Drejtësisë/ICITAP ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Terrorizimit dhe Planin të Veprimit 2018-2023.

Menaxherja e Programit të ICITAP, znj. Riffe u shpreh e gatshme që të vazhdojë me mbështetjen në përmbushjen e obligimeve të MPB-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.