DYLON

Ibraimi transferohet në Shqipëri!?

Avatar photo Redaksia

Agim Ibraimi, sulmuesi shqiptar i Maqedonisë, mund të transferohet në Superligën e Shqipërisë gjatë janarit Reprezentuesi i Maqedonisë, Agim Ibraimi mund ta vazhdoj karrierën në Shqipëri. Interesim për sulmuesin nga Tetova ka shfaqur skuadra e Partizanit, shkruan ‘Panorama Sport’.

Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se emri i fundit me të cilin janë duke u zhvilluar bisedime është ai i sulmuesit shqiptar, Agim Ibraimit.

EkoHigjiena

Mesfushori me tipare sulmuese, që mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krah, pëlqehet nga drejtuesit e Partizanit dhe shanset që ai të luajë në Shqipëri janë të mëdha.

Ish sulmuesi i Caglarit, Mariborit, Olimpias e Red Bull Salzburgut së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Astana.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.