Ibrahimi: Sot, gjatë gjithë ditës, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren
“Sot, gjatë gjithë ditës, ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren me kapacitet të plotë, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku ka qenë e mundur për të shmangur dëmet nga reshjet e shiut, të cilat vazhdojnë edhe në këto momente”, ka thënë Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Piublike në Komunën e Gjilanit.
Ai tha se derisa në shumicën e lokacioneve situata është nën kontroll, ajo mbetet ende në kufijtë e rrezikut.
“I lusim të gjithë qytetarët e Gjilanit të tregojnë kujdes të shtuar. Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën 112”, thotë drjetori ibrsahimi. /2LONLINE/
