DYLON

Ibrahimi: Rruga e Zabelit, 1.2 kilometra, do të bëhet me asfalt, ndriçim e trotuar

Ibrahimi: Rruga e Zabelit, 1.2 kilometra, do të bëhet me asfalt, ndriçim e trotuar
Avatar photo Redaksia

“Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Mulla Idrizi” apo Rruga e Zabelit. Pos asfaltimit, do të rregullohet edhe ndriçimi dhe trotuari”, ka thënë Kushtrim Ibrahimi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, i cili ka parë ecurinë e punimeve.

Ai tha se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës me një gjatësi prej 1 mijë e 236 metrash  dhe gjerësi prej 6 metrash.

EkoHigjiena

“Pos asfaltimit do të bëhet edhe ndriçimi i tërësishëm dhe do të ndërtohet edhe pjesa trotuarit e cila nuk ishte rregulluar”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.

Ai tregoi se vlera e këtij projekti është mbi 310 mijë euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.