DYLON

Ibrahimi: Muqibaba e bllokuar nga bora!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vehid Ibrahimi, përfaqësues i fshatit Muqibabë ka bërë me dije për portalin 2L ONLINE, se tre mëhallë të këtij fshati të brezit kufitar janë të bllokuara nga bora që ra nga mbrëmë dhe se nevojitet ndërhyrje e institucioneve për të zhbllokuar rrugët. Ai tha se hiq më mirë nuk është as Lipovica për shkak të borës së madhe që ka ra.

Ibrahimi ka thënë se e kanë të vështirë veçmas për sigurimin e ujit por edhe për kafshët. Ai tha të ketë adresuar disa mesazhe telefonike në adresa të caktuara të zyrtarëve të institucioneve në Gjilan, por nuk ka marrë përgjigje akoma. Ai tha se duhet ndërhyrje e shpejtë me makineri përkatëse për të zhbllokuar këto tri mëhallë, por edhe Lipovicën.

EkoHigjiena

Ibrahimi tha se kanë nevojë urgjente të ndihmohen për t’u larguar bora nga rruga në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i lirë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.