DYLON

Ibrahimi: Edhe në dimër, puna po vazhdon për realizimin e projektit 2.4 milionësh

Ibrahimi: Edhe në dimër, puna po vazhdon për realizimin e projektit 2.4 milionësh
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, investim ky prej 2.4 milionë eurove”, thonë drejtues të Drejtorisë për Shërbime Publike.

Drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se edhe në dimër, puna po vazhdon me intensitet të lartë për realizimin e projektit prej 2.4 milionë euro.

EkoHigjiena

Sipas tij rruga “Hamdi Kurteshi” po transformohet me: Katër korsi për qarkullim më të lehtë.Trotuare në të dy anët për sigurinë e këmbësorëve. Shteg për biçikleta për një qytet më ekologjik.

Drejtori për Shërbime Publike, theksoi se do tē ketë infrastrukturë nëntokësore, përfshirë zhvendosjen e kabllove elektrike.

“Ky projekt është një bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që do ta bëjë qytetin tonë më modern dhe më funksional”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.  /2LONLINE/