DYLON

Ibrahimaj: Merrni masa, mos lejoni të na mbysin mbeturinat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dalëngadalë në këtë vend po krijohet një deponi e mbeturinave, ndërsa askush nuk merr masa që kjo mos të ndodh. Rruga “Vëllezërit Frashëri” në Gjilan, po ballafaqohet me këtë problem tani e dy muaj, pasi në një pjesë të saj, që është pronë publike, të pandërgjegjshmit po hedhin mbeturina.
Kështu shprehet për Portalin 2L ONLINE, Osman Ibrahimaj banues në këtë rrugë, sipas të cilit në këtë pjesë po hedhen lloj-lloj mbeturina dhe se ato, përveç papastërtisë dhe degradimit të asaj pjese, po i joshin edhe qentë endacak që po sillen atypari, për çka po shtohet edhe rreziku për siguri.

Ibrahimaj thotë se e keqja e kësaj pune është se mbeturinat hedhen aty edhe nga vet qytetarët që jetojnë aty afër dhe për dyshimet e tija thotë t’i ketë njoftuar gojarisht edhe inspektorët komunal të cilët i ka njohur, por edhe policia ka qenë e njoftuar për këtë megjithatë, tani e dy muaj, mbeturinat aty veçse shtohen, në vend se të hiqen. Ka pas raste kur janë larguar, por se për shumë pak kohë sërish të pandërgjegjshmit po vazhdojnë të hedhin mbeturina.

EkoHigjiena

Sa nuk është bërë ndonjë sasi e madhe e mbeturinave, Ibrahimaj ka kërkuar që institucionet përkatëse të marrin masa, t’i zënë dhe të dënohen ata që derdhin mbeturina aty, të largohen ato mbeturina që janë hedhur për të mos lejuar krijimin e deponisë.

Përndryshe, ai paralajmëroi se nëse nuk ndërmerret ndonjë masë nga institucionet përgjegjëse, vet qytetarët e asaj rruge do të reagojnë dhe se pakënaqësitë e tyre do t’i shfaqin edhe para institucioneve komunale. /2L ONLINE/