DYLON

Ibrahimaj: Komuna të tregohet e vendosur, ta shtrojë rrugën e nisur

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Qytetarët e rrugës “Vëllezërit Frashëri”, në Gjilan iu kishin gëzuar faktit që rruga e tyre do të asfaltohet dhe me padurim kishin pritur fillimin e punëve. Por, ata tani shprehen të shqetësuar se punimet janë ndalur që disa ditë pas problemeve që kanë dal në terren.

Osman Ibrahimaj, qytetar i kësaj rruge thotë për 2L ONLINE, se iu kishte gëzuar faktit që rruga e tyre në gjatësi mbi 500 metrash po asfaltohet, por ndihet i zhgënjyer për faktin se punimet janë ndërprerë në fazën kur pothuajse çdo gjë është gati dhe vetëm duhet hedhur asfaltin.

EkoHigjiena

Ibrahimaj ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse komunale të tregohet e vendosur dhe për “problemet pronësore” që mund të dalin me ndonjë qytetar, t’i përdor mekanizmat e saj, e t’i zgjidh ato, që projekti të kryhet.

“Komuna duhet të tregohet e vendosur e mos të lejojë që ndonjë problem i vogël paraqitur nga ndonjë qytetar ta pengojë atë në realizim të projektit. Komuna i ka ligjet e ka mekanizmit dhe duhet t’u grah punëve. Komuna me Inspekcionin dhe resorë tjerë duhet ta kryej punën e saj, në bazë të ligjit, dhe të vazhdojë kryerjen e këtij projekti, sepse zhavorri është shtruar, anësorët janë vendosur, pritet vetëm asfaltimi. Në këtë formë tani anësorët janë bërë pengesë për vetura që janë brenda shtëpive”, ka thënë ibrahimaj.

Sipas tij, problemet janë me disa qytetarë (5-6 familje), të kësaj lagje për çështje të hapësirës që duhet liruar për rrugë. “Komuna, kur e drejta është në anën e saj, duhet të tregohet e vendosur dhe duhet ta zgjidh këtë çështje sa më parë dhe të mos lejojë problemet të bartën tek qytetarët”, ka thënë Osman Ibrahimaj qytetar i kësaj rruge. /2L ONLINE/