DYLON

Ibrahim Kadriu fitues i orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut 2017”

Ibrahim Kadriu fitues i orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut 2017”
Avatar photo Redaksia

Në Viti është mbajtur sonte Ora e madhe letrare e “Flakadanit të Karadakut”. Juria profesionale, vendin e parë i ka ndarë Ibrahim Kadriut, vendin e dytë Bilall Maliqi dhe vendin e tretë Kristinë Docaj. Ndërsa për vepër jetësore, u nderua poeti Agim Vinca.

Është mbajtur sonte Ora e madhe letrare e “Flakadanit të Karadakut”, në të cilën kanë marrë pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare si nga Presheva, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe qendra të ndryshme nga Kosova.

E veçanta e kësaj ore letrare ishte pjesëmarrja edhe e poetëve nga Unioni i shoqatave shqiptare që veprojnë në Suedi.

EkoHigjiena

Këtë eveniment e shpalli të hapur drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kaltrina Sylejmani , e cila ndër të tjerash ka theksuar se pjesëmarrja e poetëve e krijuesve nga anembanë tokat shqiptare, po nderojnë figurën e dëshmorit Nijazi Azemi, por edhe Vitinë dhe gjithë Manifestimin Flakadani i Karadakut.

Ndërsa në emër të këshillit organizativë, Ismajl Baftjari ka përmendur rrugëtimin e Flakadanit për 16 vite me radhë, ndërkohë që edhe zgjerimin e orës letrare e ka vlerësuar si shumë të suksesshme, kurse është shprehur se Flakadani i Karadakut është vet fytyra dhe shpirti i Nijazi Azemit.

Juria profesionale vendin e parë i ka ndarë Ibrahim Kadriut, vendin e dytë Bilall Maliqi dhe vendin e tretë Kristinë Docaj. Ndërsa për vepër jetësore, u nderua poeti Agim Vinca.

Në këtë orë letrare, u promovuan edhe dy libra të autorëve Ramadan Reshitaj e Ahmet Bella , të cilët jetojnë dhe veprojnë në Suedi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.