DYLON

Ibrahim Gashi ma i fortë se Karl- Theodor zu Guttenberg!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqje nga posti i ministrit të mbrojtjes se kishte bërë plagjiaturë dhe ju mor titull i doktorit të shkences, pse mos ti merret profesorëve tanë, nëse nuk i kanë fituar me merita, çka ka të keqe këtu? Kjo ndodhi pasi që në Gjermani trysnia publike është si termet, uragan, po në Kosovë, si është?

Sot, nga Gjermania duke shikuar në TV demonstratën e studentëve para rektoratit i bëra pyetje vetvetes: çfarë hamam rektori është ky që rri dhe bënë sehire brenda, kur po i “digjet” posti?! Nëse vetëm pak e do dhe të interesoje fati i këtij vendi dhe këtij populli, ai do të duhej të valëviste flamurin e bardhë! Rreziku ekziston nëse përshkallëzohet situata!

EkoHigjiena

Studentët në këtë rast, nuk janë kundër universitetit as kundër pronës, as kundër uniformës; është mire që kemi polici të fortë dhe forca speciale, të cilat kryejnë punën me profesionalizëm. Por, nuk është e drejt politikisht të jepet urdhër të mbrohet rektori manipulant. Skandalet rreth botimeve në revista famkeqe do të shpinin deri më tani, të apostrofuarit, në bankën e të akuzuarve.

Por, kjo nuk ndodhi, prandaj edhe revolta është tanimë popullore dhe duket si nisje kah një gjysmë reforme demokratike. Demonstruesit nuk duan të lëndojnë njeri, as të prishin pronën, as të përdhosin universitetin, as të rrezikojnë shëndetin dhe jetën private të rektorit, as të askujt tjetër. Studentët e duan universitetin, e duan se është i tyre, i gjithë shoqërisë. Studentët duke qenë të rinj dhe të padjallëzuar e duan universitetin dhe jo padrejtësitë.

Nuk e duan më rektorin, por jo vetëm këtë, po nuk do ti duan as profesorët te cilët janë plagjiatorë dhe janë ngritur në poste si profesor me shkrime në revista false, fiktive e të rrejshme. Nëse ka dëshmi që profesorët, e në mesin e tyre edhe rektori, ka diplomë false ose është graduar, jo me meritë, duhet të ofrojnë vetvetiu dorëheqjen. Trysnia publike duhet të jetë aq e madhe sa të mos i mbetet rrugë tjetër përpos dorëheqjes.

Pra nëse në Gjermani, ish ministri i mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqje nga posti i ministrit se kishte bërë plagjiaturë dhe ju mor titull shkencor;pse mos ti merret profesorëve tanë, nëse nuk i kanë fituar me merita, çka ka të keqe këtu? Pra, nuk mundesh ti mbrosh plagjiatorët. As unë, as ti,as shteti i Kosovës, pra as njesia speciale, as kurrkush?

Çdo njeri normal me titull dhe punë të merituar do të jepte dorëheqje nëse vetëm dhjetë veta do të bënin pritje përpara rektoritit, ndërsa Ibrahim Gashi pas gjithë kësaj rrëmuje, as që ka ndërmend të lëvizë nga vendi. Qysh mundet me qëndrue në punë në gjithë atë tollovi e zhurmë, gazlotesjelles, fishkellima, a eshte normal ky njeri? Çdo intelektual i vërtetë do të shkonte vet te shpia, në këtë rast, botimi i skandaleve do të kishte përparuar, do të gjendej në duar të komisioneve, gjyqtarëve dhe si rezultat i punës së tyre, për të mos ardhur deri tek revolta në rrugë, drejtësia do ta detyronte këtë dhe shumë të tjerë që mrizojnë në UP, të ecin prej shpie. Po ku eshte ajo drejtesi? Mese po vonon akoma…!

Respekt për shumë punëtorë, profesorë në UP. Këtu do të veçoja edhe revistat shkencore, janë për çdo lëvdatë. E kur jemi tek revistat ndërkombëtare, pyes çfarë i shtyri këta të mjerë, të përfolurit, të falsifikojnë? UP i ka shumë më të mira revistat shkencore. Ja; provoni o të gjorë ti botoni në vendin tuaj punimet shkencore, mos shkoni në Indi e në hamam të Hyrës..!!!/2lonline/

/Zejnullah Jakupi/
Autori eshte doktorant ne UBW ne Mynih

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.