/2L ONLINE/ – Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ku u diskutua për çështje e kompanisë Ecohigjienës foli edhe anëtari i Kuvendit nga radhët e AAK-së Ibish Ibishi, i cili e nisi fjalën e tij me vërejtje në adresë të kryesueses, pasi sipas tij, i dha fjalën përfaqësuesit privat të Kompanisë pa të drejtë shumë herë duke i anashkalua asamblistët.
Duke iu referuar fjalëve të partnerit privat (Gerhard Dummer), Ibishi tha se këtu u tha e çka nuk u tha nga ana e partnerit privat qe krejt këtë gjendje, apo kaos me ia ngarkua në barrë partnerit publik. “Nga ana e partnerit privat patëm rastin të dëgjojmë duke akuzua komunën apo organet komunale se janë fajtori kryesor për gjendjen në kompani mirëpo asnjëherë nuk u tha se edhe ne kemi një pjesë të fajit e që do të ishte e drejtë dhe korrekte nga partneri privat. Sepse, në këtë rast nuk mund të jetë vetëm njëra anë fajtore kur ne e dimë se me së paku faj për gjendjen e krijuar e ka partneri publik. I vetmi faj për partnerin publik është pse nuk e ka analizua mirë e me kohë këtë partneritet, por e ka ndërtua në bazë të premtimeve që ka ofrua partneri privat asgjë më shumë”, ka thënë Ibishi.
Sipas tij, sot duhej shumë më pak me u debatua se si erdhi deri këtu e më shumë me u marr me çështjen se si t’i japim zgjidhje këtij problem. Pra, jo të dëgjojmë këtu përralla nga dy-tri orë pa asnjë arsye dhe pa asnjë rekomandim të vetëm dhe atë vetëm duke ofruar arsyetime për veten e duke akuzuar palën tjetër.
Ibishi ka thënë tutje se sot po thuhet nga partneri privat se janë kujdesur për ruajtjen e punëtorëve për t’i mbajtur në marrëdhënie pune dhe edhe nëse ka pas të larguar ata janë zëvendësuar me punëtor tjerë. “Ne e dimë shumë mirë se me largua punëtorë nga puna janë disa procedura që duhen të ndiqen për me ardhur deri te vendimi i tillë, por është edhe e kundërta, ku edhe për me pranua punëtorë është e rregulluar ligjërisht se cilat procedura duhet ndiqen, e jo kujt qysh t’i teket, me largu dhe me pru punëtorë të rinj”, thotë tutje Ibishi.
Ibishi ka hedhur poshtë shumë konstatime të përfaqësuesit privat (Gerhard Dummer), duke thënë se e njeh problematikë ne kësaj Kompanie dhe ato nuk qëndrojnë ndërkohë që ka bërë fajtorë menaxhmentin për zhvillime që quan deri në greva, ndërsa marrëveshja e komunës me partnerin privat që ndërprerën grevën, sipas Ibishit, nuk janë respektuar apo përmbushur nga partneri privat.
Ai po ashtu ka rikujtua se drejtori ekzekutiv ka dhënë dorëheqje dhe ishte caktuar një tjetër u.d (Jasmin Avdyli) madje ka dokumenti të nënshkruara nga ai nga kjo pozitë, por sot kjo nuk përmendet dhe nuk po pranohet kjo edhe pse është edhe rekomandim i Mosser-it.
“Ka shumë keqpërdorime të tjera për të cilat kam folur edhe më parë, nuk dua të përsëritem, por një gjë është e qartë tani se kemi lidhë partneritet, mirëpo ai partneritet nuk është ndërtua për me u keqpërdorë,nuk është ndërtua për me u keqmenaxhua,nuk është ndërtua për me na e keqpërdorë miqësinë tonë që kemi tregu ndaj partnerit privat. Përndryshe për miq mund të qëndrojmë tanë jetën me ta, por tani këtu nuk është në pyetje miqësia, por në pyetje është tradhtia që I ka bërë partneri privat partnerit publik dhe KRM Higjiena”, ka thënë Ibishi, që ka kërkuar të gjendet një zgjidhje përndryshe, ai do t’i bëjë publike çfarëdo që do të dijë, rreth kësaj problematike se nuk e ka ndërmend të heshtë. /2L ONLINE/