Ibishi (AAK): Autostrada “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë ta mbajë emrin “Agim Ramadani”

Ibishi (AAK): Autostrada “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë ta mbajë emrin “Agim Ramadani”

Ibish Ibishi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së, në Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancën e sotme ka kërkuar të futet në rend dite iniciativa e AAK-së për të emërtuar Autostradën “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, me emrin e Agim Ramadanit. Një propozim i tillë do të bëhet edhe në adresë të kryetarit të komunës.

Ibishi ka thënë se Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, është një arterie që lidh shqiptarët ndërmjet vete, nga Lugina me Kosovë, dhe që të dyja me Shqipërinë. Kjo autostradë luan një rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

“Të gjitha autostradat në Kosovës janë të emërtuara me emra të figurave ët shquara kombëtare e që i kanë fal edhe jetën lirisë së Kosovës. Mendoj se komuna jonë ka të drejtë të iniciojë emërtimin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, e që ne e propozojmë që të emërtohet Autostrada “Agim Ramadani”, ka thënë Ibishi, transmeton 2LONLINE.

Ai tha se me emërtimi ne autostradës me emrin e heroit të Kombit Agim Ramadanit, nderojmë veprën e heroit, familjen e tij, Anamoravën si dhe të gjitha trojet shqiptare. “prandaj kemi menduar se është zgjidhje e merituar dhe e duhur ky propozim”, ka thënë Ibish Ibishi i AAK-së.

KOMENTE