DYLON

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit
Avatar photo Redaksia

Shkolla e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit me një takim letrar me autorë të njohur nga Gjilani dhe Vitia.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit me 23 Prill, në IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti u organizua një aktivitet kulturor-letrar me pjesëmarrjen e disa prej emrave të njohur të letërsisë së rajonit të Anamoravës.

EkoHigjiena

Ngjarja u zhvillua nën kujdesin e veçantë të profesoreshës të gjuhës shqipe, znj. Shkodrane Salihu dhe aktivit të gjuhës.

Tp pranishëm në këtë aktivitetet ishin edhe shkrimtarët, Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha dhe Muhamet Halili,  nga Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, që dhuroi ekzemplarë të librave të botuara nga ky asociacion, për të pasuruar fondin e bibliotekës së kësaj shkolle.

Po ashtu, me prezencën e saj u nderua edhe znj. Zymrije Salihu, nënkryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, e cila prezantoi me botimet e saj, ku po ashtu me botimet e saj  u prezantua edhe profesoresha Lirie Aliu.

Gjithashtu, nxënësit e përzgjedhur u paraqitën me prezantime dhe esetë e tyre.

Pjesë kyçe e këtij takimi ishte edhe një prezantim i veçantë i jetës dhe veprës së shkrimtarit të njohur Sabit Rrustemi nga Gjilani, i cili u vlerësua për kontributin e tij të vazhdueshëm në pasurimin e letërsisë shqipe.

Drejtori i shkollës, në një fjalë përshëndetëse, falënderoi të ftuarit për prezencën dhe bashkëpunimin, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Ars Clubin ”Beqir Musliu” nga Gjilani për dhurimin e librave të rinj, të cilët do të pasurojnë fondin e bibliotekës shkollore dhe do të shërbejnë si një burim me vlerë për nxënësit, si dhe zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e bibliotekës shkollore.

Ky aktivitet u prit me interesim të madh nga nxënësit dhe profesorët e pranishëm, të cilët patën rastin të takohen me autorët dhe të dialogojnë për letërsinë, librin dhe rëndësinë e leximit në formimin e tyre intelektual dhe kulturor. /2LONLINE/