DYLON

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti kremton Ditën e Shkollës

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti kremton Ditën e Shkollës
Avatar photo Redaksia

Në IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti, u shënua Dita e Shkollës përmes një programi të pasur kulturo-artistik.

Nën udhëheqjen e drejtorit Ali Bislimi, u organizua një aktivitet në nder të kësaj dite të veçantë, kushtuar figurës së heroit Jonuz Zejnullahu, emrin e të cilit e mban kjo shkollë.

EkoHigjiena

Programi artistik u pasurua me poezi, këngë dhe valle, ku kontribut të çmuar dhanë: Prof. Ma. Nixhare Demaku,  Prof. Ma. Fadil Sadiku.

Drejtuesit e shkollës thonë se një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë nxënësit e talentuar, të cilët me përkushtim dhe angazhim të madh kontribuuan në realizimin dhe jetësimin e këtij programi festiv.

“Në këtë ditë të rëndësishme shprehim falënderim dhe mirënjohje të thellë për skulptorin dhe piktorin ars. Lulzim Asllani nga Sojeva e Ferizajt, i cili me përkushtim të madh realizoi muralin portret të heroit tonë Jonuz Zejnullau, një vepër artistike nga një dorë mjeshtërore. Gjithashtu krejt kjo vepër nga piktori është bërë në baza vullnetare të tij, janë vendosur edhe shtizat e flamurët pranë bustit të heroit nga vetë piktori”, thuhet në njoftimin e shkollës, për t’u falënderuar të gjitha atë që në çfarëdo forme kanë kontribuar që kjo vepër të merr formën e saj, por edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e  progrmait të sotëm,  për t’u shënuar Dita e Shkollës.   /2LONLINE/