DYLON

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti është përfituese e grantit prej 585 mijë euro

IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti është përfituese e grantit prej 585 mijë euro
Avatar photo Redaksia

IAAP “Jonuz Zejnullahu”-Viti ishte përzgjedhur ndër shkollat e para që ka përfituar nga thirrja e parë e Fondit të Sfidave të Kosovës (KCF) të menaxhuar nga MASHT-T dhe atë me një grant prej 585,600 euro.

Ky grant mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim ( KfW ) pritet që këtë institucion shkollor ta transformoj një qendër moderne për fushën e makinerisë.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se me këtë projekt do të investohet në infrastrukturën dhe cilësinë e mësimdhënies përmes renovimit rrënjësor, përfshirë punëtoritë, instalimet e reja elektrike, ujësjellësi, si dhe sisteme moderne të ngrohjes qendrore dhe ngrohjes solare.

Po ashtu parashihet edhe të bëhet pajisja me teknologji dhe makineri moderne për profilet e ndryshme si: Operator prodhimi, Saldator dhe Metalpunues. Në kuadër të këtij projekti pritet të këtë edhe trajnime të ngritjes profesionale për nxënësit për të hyrë më lehtë në tregun e punës dhe atë me partnerë të ndryshëm të operatorëve ekonomik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.