/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë me dije se ankuesja – shtetase e Kosovës, punëtore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se i është vjedhur portofoli, të cilin e kishte pasur në çantën e krahut në kasetën e saj në vendin e punës.
Sipas saj në portofol kishte patentë shoferin, letërnjoftimin, një kartel bankare si dhe 40 €. Rasti i dedikohet Njësisë së hetimeve ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2L ONLINE/