/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se te tregu i kafshëve në fshatin Drobesh të Komunës së Vitisë, dy të dyshuarit I. B. (1976) dhe F. H. (1958), shtetas tê Kosovēs në bashkëveprim, besohet se ia kishin vjedhur kuletën, ankuesit S. Z. (1936), në të cilin ai kishte 200 euro .
zëdhënës Hashani tha se të dyshuarit janë identifikuar nga Policia e Kosovës, njêsitet hetuese nga stacioni policor në Viti, ata janë arrestuar fillimisht dhe me pastaj janê intervistuar ne stacionin policor në Viti.
“Pasi janë dëgjuar nga prokurori i shtetit, janë gjet fakte të qëndrueshme se ata e kanë kryer veprën në fjalë dhe me vendim të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”. Ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani. Rasti ka kaluar në Prokurori. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/