DYLON

Ia mori 400 euro, synonte ta mashtornte sërish

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, policia ka arrestuar një qytetar shqiptar, shtetas i Serbisë, për mashtrim, pasi i mori një qytetari tjetër rreth 400 euro, duke u arsyetuar se do t’ia kthejë, por më pas tentoi t’iu merr sërish të tjera, por se kapet nga policia

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka mashtruar ankuesin mashkull shqiptar duke i marr të holla rreth 400 euro , duke u arsyetuar se do t’ia kthejë të hollat. Pas hetimeve i dyshuari është zënë në flagrancë duke tentuar që t’ia marr prapë para ankuesit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.