DYLON

Ia merr 2 mijë € për ta dërguar në Zvicër, e lë në Greqi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Kumanova, Republika e Maqedonisë, për një rast të mashtrimit, të kryer në Gjilan. I dyshuari i arrestuar kishte marrë nga ankuesja 2000 € ta dërgon vëllain e saj në Zvicër.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë per 2LONLINE,  se i dyshuari pasi ka marrë të hollat, vëllain e ankueses e ka dërguar në Greqi dhe ka ikur, viktima ishte arrestuar nga policia Greke.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës njësiti i hetimeve nga stacioni Policor i Gjilanit ka arritura ta arrestoj të dyshuarin shtetas i Maqedonisë. Gjatë intervistimit janë gjet prova të qëndrueshme se këtë vepër e ka kryer për te përfituar personalisht”, ka thënë zëdhënsi Hashani.

Sipas tij, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore. Rasti procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.