DYLON

Ia kthejnë gjësendet e vjedhura

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Pas regjistrimit të rastit të një vjedhje ku ankuesi, banor i fshatit Pozhoran të Vitisë, kishte deklaruar se ju kanë vjedhur një makinë për kositje të barit dhe kabllo e rrymës rreth 150 metra në pronën e tij “Djellza Impex”, njësitet përkatëse kanë punuar dhe se njësitet e hetimeve pasi kanë gjetur gjërat e vjedhura, ato i janë kthyer pronarit legjitim.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet hetuese të Vitisë, ditë më parë kishin ndalur dy të dyshuar për të cilët besohet se janë të involvuar edhe në së paku pesëmbëdhjetë raste tjera të vjedhjeve.

EkoHigjiena

“Ndaj dy të dyshuarve ditë më parë është caktu masa e paraburgimit për 30 ditë. Edhe për këtë vjedhje, besohet nga provat e gjetura dhe faktet e qëndrueshme se të njejtit janë bashkëautor, të cilët kishin vepruar në shumë fshatra të Vitisë dhe rrethinës”, ka thënë Hashani.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë në Viti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.