Ia konfiskojnë drutë
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të “transportit ilegal të druvew “ që është regjistruar në Gjilan.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar traktorin me rimorkio te mbushur me një sasi drunore, ku pas kontrollit të dokumenteve është vërtetuar se drutë janë në mungesë të dokumenteve përcjellëse dhe të pa damkosura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit drutë janë konfiskuar dhe dërguar në depon e Agjencionit Pyjor ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/
